Udhezime, riparime, zevendesim pjesesh... dhe shume sherbime te tjera ndihmese, iu ofrohen klienteve tane, falas, dhe ne kohe rekord. Kjo per te garantuar vazhdimesine, te sigurt ne rrugen drejt suksesit.
Per klientet e rinj, tregohet nje kujdes disi i vecante. Ne menyre te perditshme behet kontrolli i gjendjes se makinave dhe kafese ne menyre qe te sigurojme mbarvajtjen e punes.

Kontrollohet:

  • Shkalla e bluarjes se kafes
  • Temperatura e ekspresit
  • Presioni
  • Cilesia e kafes, ngjyra, kremi, aroma

Ne rrjedhen normale te punes, ne kemi si detyre te sigurojme ne cdo kohe realizimin me perpikmeri te proceseve dhe ruajtjes se standartit te cilesise. Kete e bejme duke qendruar prane klienteve ne nevoje, dhe kontrollit periodik i cili behet nje here ne jave per cdo klient.

Strategjia jone e zhvillimit eshte me klientin ne qender. Ne besojme se siguria qe i ofrojme klientit, eshte pika me e forte qe mban te lidhur mardhenien tone te biznesit.