EspressoKafe me karakteristika fort të veçanta. Prania e Robustës e bën akoma dhe më të fortë dhe i fal një aromë të pangatërrueshme buke të pjekur dhe amaretash. Ka një athtësi thuajse të padallueshme.

Kremi: Ngjyrë kafe e errët, e trashë dhe e qëndrueshme.

Aroma: Aromë drithërash të pjekur dhe buke të sapodalë nga furra.

Shija: Kafe e fortë, që shfaq në shije një lloj athtësie fare të lehtë.

Passhija: Të lë në gojë shijen e amaretave dhe bukës me drithëra.

Kafe ideale për mëngjesin, me t’u zgjuar nga gjumi.