HHKafe e veçantë, karakteristikat e të cilave shkojnë nga e ëmbla tek erëzat aromatike, me një trashësi dhe athtësi mesatare. Ka një shije të ëmbël dhe të këndshme, dallohet veçanërisht për gjurmët e kakaos dhe lajthisë në aromën dhe shijen e vet. 

Kremi: Ngjyrë lajthie me deje më të errëta. Shkumë e qëndrueshme.

Aroma: Aroma e saj të kujton një përzierje të këndshme mes amaretave, lajthive dhe karameleve.

Shija: Mesatarisht e ëmbël. Trashësi mesatare dhe një athtësi që shkon nga e lehta drejt mesatares.

Passhija: Të lë në gojë një shije prej kafeje të kulluar, që vjen nga ekuilibri i përkryer ndërmjet origjinës së secilës kafe në veçanti. Të lë një shije të pjekur ëmbëlsie, që të ndërmend shijen e amaretave.

Kafe e përsosur për një pushim mëngjesor ose për pasdrekes. Ideale për një kapuçino të mirë.